Casillas i jep fund karrierës, zbulohet zëvendësues i tij

18.05.2019

Pas lamtumirës së detyruar të Iker Casillasit, për shkak të një infarkti në zemër, skuadra portugeze e Portos po kërkon një tjetër portier, që për rastësi, pritet të vijë sërish nga Reali i Madridit. Kjo pasi presidenti Perez i ka komunikuar gardianit nga Kosta Rika vendimin për ta larguar në fund të verës dhe agjentët […]

Casillas i jep fund karrierës, zbulohet zëvendësues i tij Foto: Ilustrim

Pas lamtumirës së detyruar të Iker Casillasit, për shkak të një infarkti në zemër, skuadra portugeze e Portos po kërkon një tjetër portier, që për rastësi, pritet të vijë sërish nga Reali i Madridit.

Kjo pasi presidenti Perez i ka komunikuar gardianit nga Kosta Rika vendimin për ta larguar në fund të verës dhe agjentët e Navas kanë hyrë menjëherë në negociata me Porton, për të mundësuar transferimin e portierit në Portugali.

Në ditët në vijim pritet të hidhet më shumë dritë mbi këtë operacion, por mediat portugeze japin konfirmime se marrëveshja ka avancuar në masën 80 dhe pritet të diskutohen vetëm pak detaje, para se të vijë zyrtarizimi, transmeton GazetaMetro.