Caktohet gjyqtari për finalen e Champions League

Caktohet gjyqtari për finalen e Champions League
Çlirim Gashi

12.05.2021 / Sport

Mateu Lahoz do të ndajë drejtësinë në finalen mes Man City dhe Chelsea.

Edhe zyrtarisht është caktuar gjyqtari për finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Chelsea.

Gjytqari spanjoll, Mateu Lahoz, do të jetë ai që do të ndajë drejtësinë me 29 maj.

Asistantë do të jenë Pau Cebrián Devis, Roberto Díaz Pérez del Palomar (të dy Spanjoll).

Gjyqtar i katërt është caktuar Carlos del Cerro Grande, po ashtu nga Spanja, ashtu siç do të jetë edhe spanjoll gjyqtari që do të qëndrojë në dhomën e VAR, Alejandro José Hernández Hernández.

RAPORTO