Caktohet data dhe vendi për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar

16.04.2019

Përfaqësuesja e Kosovë në futboll ndeshjen e dytë miqësore në këtë vit do ta zhvillojë kundër Gjibraltarit. Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor dhe do ti paraprijë ndeshjes kualifikuese që Kosova e luan vetëm tre ditë më vonë ndaj Malit të Zi. UEFA sot ka zyrtarizuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në kryeqytetin […]

Caktohet data dhe vendi për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar Foto: Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovë në futboll ndeshjen e dytë miqësore në këtë vit do ta zhvillojë kundër Gjibraltarit.

Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor dhe do ti paraprijë ndeshjes kualifikuese që Kosova e luan vetëm tre ditë më vonë ndaj Malit të Zi.

UEFA sot ka zyrtarizuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Kujtojmë që Kosova kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë miqësore ndaj Danimarkës të zhvilluar në muajin mars, ndërsa barazim kishte arritur edhe në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë.