Bytyçi: Të mërkurën do ti gëzojmë sportdashësit e Suharekës

29.05.2020

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë kur pritet që në Suharekë klubi vendas FC Ballkani të përballet me Ferronikelin në kuadër të gjysmë finalës së kupës. Lojtarët e klubit janë më të përgatitur se kurrë dhe me padurim po presin fillimin e kamptionatit duke premtuar gëzim për sportdashësit e Suharekës në ndeshjen ndaj Ferronikelit. Në […]

Bytyçi: Të mërkurën do ti gëzojmë sportdashësit e Suharekës Foto: Ilustrim

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë kur pritet që në Suharekë klubi vendas FC Ballkani të përballet me Ferronikelin në kuadër të gjysmë finalës së kupës.

Lojtarët e klubit janë më të përgatitur se kurrë dhe me padurim po presin fillimin e kamptionatit duke premtuar gëzim për sportdashësit e Suharekës në ndeshjen ndaj Ferronikelit.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori sportiv i klubit, Avni Bytyçi, i cili paraprakisht ka treguar edhe zyrtarisht janë informuar nga IKSHPK-ja se i gjithë stafi dhe lojtarët kanë rezultuar negativ për covid-19, me ç’rast ka gëzuar stafin dhe me padurim po pritet fillimi i kampionatit.

Bytyçi gjithashtu ka bërë të ditur se klubi ka ma marr email zyrtar nga FFK-ja për protokollin e ndeshjes dhe si staf janë duke u përgatitur për të gjitha detajet e protokollit që duhet ti permbahen.

Duke treguar për gjendjen e lojtarëve drejtori Bytyçi ka thënë se është shumë e mirë dhe se janë të pergatitur shumë mirë për këtë ndeshje.

Ndër tjera drejtori sportiv, Avni Bytyçi, ka thënë se besojnë dhe shpresojnë që do ti gëzojnë të gjithë sportdashësit e qytetit të Suharekës dhe më gjerë për suksesin e ekipit në ditën e mërkurë.