Buffon kthehet në Juventus, nënshkruan kontratë 1 vjeçare

Buffon pritet të luajë sërish për Juventusin.

Sipas gazetarit, Romeo Agresti, korrespondent i Juventusit për Goal, Gianluigi Buffon do të kthehet te “Zonja e Vjetër”.

Agresti thotë se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Gianluigi Buffon duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Buffon i dha lamtumirën Juves vitin e kaluar për të shkuar te PSG-ja, nga ku u largua këtë verë pas përfundimit të kontratës.

Juve po punon shumë që sezonin e ardhshëm, të forcojë skuadrën dhe t’ia dalë të rrëmbejë Champions Leaguen me Cristiano Ronaldon dhe Buffon ëndërron që ta fitojë trofeun që ka ëndërruar gjithmonë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.