Boshnjaku flet për fitoren ndaj Ballkanit: Fitore për titull kampioni

05.04.2021

Prishtina e ka fituar derbin e kësaj fundjave duke mundur në udhëtim Ballkanin, me rezultat 0-1. Dueli mes Ballkanit dhe prishtinasve, ka prodhuar një lojë të fortë, me raste nga të dy anët, por vetëm një gol të shënuar. Kryeqytetasit falë autogolit të Armend Thaqi (35’), ia dolën që të marrin pikët e plota nga […]

Boshnjaku flet për fitoren ndaj Ballkanit: Fitore për titull kampioni Foto: Ilustrim

Prishtina e ka fituar derbin e kësaj fundjave duke mundur në udhëtim Ballkanin, me rezultat 0-1.

Dueli mes Ballkanit dhe prishtinasve, ka prodhuar një lojë të fortë, me raste nga të dy anët, por vetëm një gol të shënuar.

Kryeqytetasit falë autogolit të Armend Thaqi (35’), ia dolën që të marrin pikët e plota nga ky udhëtim i vështirë, duke bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës.

Vendasit në pjesën e parë patën rastin ideal për të barazuar rezultatin, por Mirlind Daku dështoi nga pozita ideale.

Edhe fraksioni i dytë i lojës, ka dhënë lojë të fortë, më disa raste të mira nga të dy anët. Skuadra nga Suhareka provoi më të gjithat forcat që të gjej rrugën e golit, por tentimet e tyre ishin të kota, derisa edhe mysafirët patën rastet e tyre në pjesëlojën e dytë.

Kurse, mesfushori i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka folur për fitoren e madhe të sotme.

“Fitore që na e rikthen vetëbesimin shumë. Një fitore shumë e mundimshme, por njëkohësisht edhe shumë e rëndësishme, sepse jemi rikthyer pas dy-tre ndeshjeve që ndoshta kemi qenë pak jo të fokusuar qindpërqindtë, por ky ishte momenti i fundit që të na shpërblehej shpirti luftarak dhe të cilën të gjithë e duan Prishtinën kështu në çdo ndeshje”.

“Besoj që kjo fitore në fund të jetë e kampionit”, ka thënë Boshnjaku për faqen zyrtare të klubit.