‘Bomba’ e verës: Real Madrid paralajmëron dyshen e madhe

Kjo verë do të sjellë një revolucion të vërtetë në sulmin e Realit të Madridit.

Luka Jovic, Mariano Diaz dhe Gareth Bale do të largohet ndërkohë që në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Karim Benzema. Trajneri Zidane i ka kërkuar përforcime presidentit Perez në repartin e avancuar dhe numri 1 i Realit do të tentojë dy goditje të mëdha.

Objektivat janë të qartë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, me talentin norvegjez i cili e ka nisur me marshin e 7-të aventurën e tij te Borussia e Dortmundit dhe që qëndron në krye të dëshirave të Zidane dhe Los Blancos do të tentojnë ta afrojnë që këtë verë ndërsa, ndërsa Mbappe Reali do të tentojë ta afrojë pas 1 viti.

Shifra e të dyve mund të kapë shkoj në 225 milionë euro. Nëse për Haaland do të paguhet klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh, për Mbappe 150 milionë euro mund të duken pak pasi Paris Saint Germain ka paguar plot 180 milionë euro për ta marrë nga Monaco para 2 sezonesh por duke parë krizën financiare prej koronavirusit por edhe kontratën që i skadon në verën e vitit 2022 dhe të cilën 21-vjeçari nuk po e rinovon me PSG, Al-Khelaifi mund të detyrohet ta shesë për një shifër më të ulët duke parë edhe dëshirën e Mbappe për t’u transferuar te Reali i Madridit.

Nga ana tjetër nëse PSG nuk fiton Championsin dhe Mbappe nuk rinovon deri në verën e 2021-it, parizienët rrezikojnë ta humbin me koston zero pas një viti. Haaland shikohet si zëvendësuesi ideal i Benzema i cili mund të qëndrojë edhe për një sezon, deri sa Haaland të fitojë eksperiencën e nevojshme për ta zëvendësuar denjësisht.

RAPORTO