Fationa Kabashi
17.06.2019, 11:29

Boksierja kosovare e fiton medaljen e artë në Çeki

Boksierja kosovare Fjolla Qunaj e ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Klokoçov”, që u mbajt gjatë fundjavës në Republikën e Çekisë.

Qunaj, në kategorinë deri në 52 kilogramë i fitoi dy luftëra. Në finale, ajo e mundi polaken, Alexas Kubicki.

Lirie Mazreku (-57 kg) dhe Anamaria Koni (-60 kg), fituan medaljet e argjendta, falë shortit që i dërgoi në finale pa luftë.

LEXO PO ASHTU:  Granit Xhaka kandidat për kapiten të Arsenalit