Blend Baftiu rikthen Ballkanin në vendin e dytë

Skuadra e Ballkanit është rikthyer në pozitën e dytë, pasi mposhti në Drenas, Feronikelin me rezultat 0-1.

Në minutën e 33-të, Blend Baftiu shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Suhareka.

Raste të tjera kishte edhe në vazhdim të ndeshjes, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas kësaj ndeshje, Ballkani është në pozitën e dytë me 62 pikë, kurse Feronikeli është në vendin e pestë me 44 pikë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.