Blaise Matuidi largohet zyrtarisht nga Juventusi

Përfundon zyrtarisht bashkëpunimi mes Juventusit dhe francezit Blaise Matuidi. Klubi bardhezi, përmes një njoftimi zyrtar, komunikoi përfundimin me marrëveshje të kontratës.

Lajmi qarkullonte prej disa ditësh, por tani është edhe zyrtare. Përvoja e Blaise Matuidi tek Juventusi zgjati tre vjet.

Francezi iu bashkua Juventusit në vitin 2017, pas një përvoje te PSG. Matuidi, gjatë tri sezoneve në Torino, provoi të ishte një element thelbësor si për Massimiliano Allegrin ashtu edhe për Maurizio Sarrin.

Vetëm sezonin e kaluar ai bëri 35 paraqitje në Serinë A, të cilave duhet t’u shtohen edhe 5 të tjera në Ligën e Kampionëve, 4 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupën e Italisë.

Kampioni i Botës në “Rusi 2018” pritet ta vijojë karrierën në Amerikë, te Inter Mimi, klubi që është në pronësi David Beckham.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.