Bisedimet në fazë të avancuar, PSG shumë pranë firmës me ish-dështakun e Interit

“Globo Esporte” raporton ditën e sotme se PSG është shumë pranë firmës me Alex Telles. Francezët duket se kanë gjetur marrëveshjen me lojtarin dhe me Porton, me brazilianin që do të bëhet lojtar i parizienëve në merkaton e verës.

Marrëveshja sipas gjasave do të mbyllet për 30-35 milionë euro, me Porton që fërkon duart, pasi e ka blerë brazilianin për vetëm 6.5 milionë euro nga Galatasaray në vitin 2016.

Kujtojmë se Telles ka qenë edhe pjesë e Interit për një sezon, kur u huazua me të drejtë blerjeje, por zikaltrit nuk u bindën dhe e konsideruan si dështak.

RAPORTO