Biletat për ndeshjen Kosovë – Angli, prokuroria po heton procesin e shitjes

13.11.2019

Prokuroria e shtetit të Kosovës ka dalë me komunikatë, ku njofton qytetarët se kanë filluar hetimet rreth shitjes së biletave për  ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës. Shitja e biletave online nga kompania e autorizuar “tiks.app” ka hasur në shumë parregullsi dhe probleme në qasje. ” Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet […]

Biletat për ndeshjen Kosovë – Angli, prokuroria po heton procesin e shitjes Foto: Ilustrim

Prokuroria e shtetit të Kosovës ka dalë me komunikatë, ku njofton qytetarët se kanë filluar hetimet rreth shitjes së biletave për  ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.

Shitja e biletave online nga kompania e autorizuar “tiks.app” ka hasur në shumë parregullsi dhe probleme në qasje.

” Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Anglinë.

Sa për informatën tuaj, Prokuroria e Shtetit, ka filluar hetimet që nga 15 tetor 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Malin e Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinion publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar” thuhet në komunikatën e prokurorisë.