Berisha: Nga viti i ardhshëm duhet të tregojmë se kush është Kosova

15.11.2021

Dardanët, të dielën në mbrëmje në stadiumin olimpik “Spyros Louis” në Athinë kanë barazuar me Greqinë, 1:1. Ky ishte barazimi i tretë me Greqinë në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani. Paraqitja e Kosovës në këtë përballje ishte shumë më e mirë dhe më e disiplinuar taktikisht, teksa ky barazim i dha fund serisë […]

Dardanët, të dielën në mbrëmje në stadiumin olimpik “Spyros Louis” në Athinë kanë barazuar me Greqinë, 1:1. Ky ishte barazimi i tretë me Greqinë në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Paraqitja e Kosovës në këtë përballje ishte shumë më e mirë dhe më e disiplinuar taktikisht, teksa ky barazim i dha fund serisë prej katër humbjesh dhe jep shpresa për rikthim tek rezultatet pozitive në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. 

Mesfushori 28-vjeçar shpreson që paraqitjet e tilla si ndaj Greqisë, të vazhdojnë edhe në takimet e tjera, ato të vitit të ardhshëm.

“Kemi mundur të dalim me fitore, kemi pasur raste. Në këtë mënyrë treguam vullnetin për ta fituar ndeshjen dhe që jemi skuadër që nuk dorëzohemi deri në fund. Edhe Aro Muriq ka bërë disa pritje, por nëse shohim rastet e fundit, besoj që kemi mund ta fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Berisha.

“Kemi biseduar para ndeshjes, që është e fundit dhe që duhet të shkojmë 100% . Nga viti i ardhshëm duhet të tregojmë se kush është Kosova”.

“Kemi pasur dy vite të vështira, duhet të nisim prej zeros dhe shpresojmë që lojtarët të janë mirë më shëndet dhe të luajnë në ekipet e tyre, që të japim maksimumin”.

“Besoj që e kam dhënë maksimumin tim dhe kemi treguar një ndeshje të mirë”, ka theksuar Valon Berisha”, përfundoi mesfushori.

Kosova e mbylli këtë cikël në pozitën e pestë në Grupin B, me 5 pikë, derisa Greqia në pozitën e tretë me 10 pikë.