Bëri ndërhyrje të rrezikshme në ndeshjen ndaj Ballkanit, lojtari i Dukagjinit dënohet me ndalesë lojë për dy ndeshje zyrtare

25.08.2021

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 24.08.2021, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së I-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, për edicionin 2021-2022 dhe nga të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform […]

Bëri ndërhyrje të rrezikshme në ndeshjen ndaj Ballkanit, lojtari i Dukagjinit dënohet me ndalesë lojë për dy ndeshje zyrtare Foto: Ilustrim

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 24.08.2021, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së I-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, për edicionin 2021-2022 dhe nga të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këtë: V E N D I M

Futbollisti i KF Dukagjini nga Klina, Ahmed Januzi, me numër të fanellës 27 dhe ID 000635M88, në ndeshjen e javës së parë, ndërmjet Ballkani – Dukagjini, e zhvilluar në Suharekë më 21.08.2021, në minutën 87, pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt.

Bazuar në nenin 39, paragrafi 3 i Rregullores Disiplinore: Dënohet me ndalesë lojë për 2 (dy), ndeshje zyrtare, sipas radhës, të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 3 ( tre ) ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë, 24.08.2021

Komisioni disiplinor, shkalla e parë,
kryetari:
Metë Çeku