Belgjika e nis mbarë EURO2020 me fitore të thellë ndaj Rusisë
Ka përfunduar ndeshja e grupit B të Kampionatit Evropian “EURO2020” mes përfaqësueses së Belgjikës dhe përfaqësueses së Rusisë. Përfaqësuesja e Belgjikës ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj rusëve me rezultat 3-0. Djelmoshat e Martinezët e kanë nisur në mënyrë të furishme këtë kampionat, duke i bërë me dije kundërshtarëve se janë njëra prej […]
Ka përfunduar ndeshja e grupit B të Kampionatit Evropian “EURO2020” mes përfaqësueses së Belgjikës dhe përfaqësueses së Rusisë.
Përfaqësuesja e Belgjikës ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj rusëve me rezultat 3-0.
Djelmoshat e Martinezët e kanë nisur në mënyrë të furishme këtë kampionat, duke i bërë me dije kundërshtarëve se janë njëra prej pretendentëve kryesor për trofeun e çmuar.
Belgët qysh në pjesën e parë arritën që të dominojnë në lojë, duke shënuar dy gola vetëm në 45-minutëshin e parë.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 10-të, ku këtë gol ai ia dedikoi shokut të tij, Christian Eriksen i cili gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë mbeti pa ndjenja në fushë.
Po ashtu në minutën e 34-të u shënua edhe goli i dytë, gol i realizuar nga Thomas Meunier.
⏸️ HALF-TIME ⏸️
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 12, 2021
⚽️ Belgium in control; Lukaku and Meunier on the scoresheet
🇧🇪🆚🇷🇺 More goals coming? #EURO2020
Poashtu edhe gjatë pjesës së dytë, belgët nuk lëshuan pe duke e dominuar tërësisht lojën.
Ishte lojtari i Interit, Lukaku i cili shënoi përsëri në minutën e 88-të duke e thelluar rezultatin në 3-0, ku edhe e vulosi fitoren e belgëve.
Me këtë fitore të parë, Belgjika e ka nisur mbarë kampionatin duke u renditur në pozitën e parë me tri pikë./SuharekaOnline/
GOAL! Belgium 3-0 Russia (Lukaku 88'). #EURO2020 pic.twitter.com/kthC3COorV
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 12, 2021