Bekim Isufi tregon arsyen pse mori drejtimin e FC Ballkanit

21.06.2021

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani para pak ditësh ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm trajner i ri i skuadrës do të jetë Bekim Isufi. Isufi është pasardhës i Bledi Shkëmbit, që u shkarkua pas një sezoni jo të mirë me klubin. Teksa, në një prononcim për Insportin, tashmë trajneri i ri i […]

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani para pak ditësh ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm trajner i ri i skuadrës do të jetë Bekim Isufi.

Isufi është pasardhës i Bledi Shkëmbit, që u shkarkua pas një sezoni jo të mirë me klubin.

Teksa, në një prononcim për Insportin, tashmë trajneri i ri i Ballkanit, Bekim Isufi ka treguar objektivat me klubin suharekas, ku theksoi se këtë vit ekipi i duket më i pjekur.

“Objektivat janë ato që i ka pasë që dy vite Ballkani, mendoj që këtë vit ekipi është më i pjekur, është ruajtur skeleti i ekipës, me vet faktin që Presidenti i bën këto investime, mendoj që duhet me u arritë këto objektiva që i ka Ballkani”.

Isufi poashtu shtoi se grupi i lojtarëve që e përbëjnë Ballkanin e kanë shtyrë atë që të jetë pjesë e klubit.

“Do të mundohem t’i mabjë në ekip jo vetëm Baftiun, përveë Dakut edhe Hoxhës, të gjithë janë pjesë e Ballkanit, të gjithë janë të rëndësishëm, është kënaqësi me pasë Baftiun e Korenicës, dhe të gjithë të tjerët që janë në këtë grup me Ballkanin

“Ndoshta faktori kryesor ka qenë grupi i lojtarëve për të qenë pjesë e Ballkanit”, përfundoi Isufi.

Ndryshe, Isufi së fundi ishte si ndihmës trajner të Kosova U21, teksa ka udhëhequr edhe disa klube në Kosovë si, Dritën, Ferizajin e Hajvalinë.