Bëhet zyrtare orari i ndeshjeve të Superligës së Kosovës, më 23 shkurt FC Ballkani përballet me FC KEK-un

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 19-të në IPKO Superligë. Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri tjera të dielën, të shtunën do të përballet klubi i Suharekës, FC Ballkani kundër FC KEK-ut.

Pa dyshim vëmendja do të jetë e përqendruar në ndeshjet që zhvillohen të dielën në Drenas, ku takohen Feronikeli – Llapi.

Po ashtu ndeshje interesant është të dielën ku Prishtina do të jetë mikpritëse e rivales së vjetër, Lirisë.

Drenica e pret të shtunën Ferizajn në një ndeshje që luftohet për t’i ikur barazhit. Gjilani që pësoi në derbi e pret Flamurtarin në formë.

Ballkani është nikoqir i KEK-ut, që ia mori një barazim stinorin e shkuar.Të dielën është edhe ndeshja mes Dritës dhe Trepçës ’89.

Orari i ndeshjeve  – Java 19-të, të shtunën (22 shkurt):
Drenica – Ferizaj
Gjilani – Flamurtari
FC Ballkani – KEK-u

Orari i ndeshjeve – Java e 19-të, të dielën (23 shkurt):
Feronikeli – Llapi
Trepça ’89 – Drita
Prishtina – Liria

RAPORTO