Bëhet e ditur se kur do të debutojë Ronaldo te Manchester Unitedi

28.08.2021

36 vjeçari portugez, Cristiano Ronaldo është larguar nga klubi italian, Juventus duke e kompletuar rikthimin e tij në Manchester United. Rikthimi i Ronaldos në Man UTD është bërë pas 12 vjete, që kur u largua nga Old Trafford në drejtim të Real Madridit. Tifozët e Manchester United po shpresojnë që ta shikojnë CR7 në fundjavë […]

Bëhet e ditur se kur do të debutojë Ronaldo te Manchester Unitedi Foto: Ilustrim

36 vjeçari portugez, Cristiano Ronaldo është larguar nga klubi italian, Juventus duke e kompletuar rikthimin e tij në Manchester United.

Rikthimi i Ronaldos në Man UTD është bërë pas 12 vjete, që kur u largua nga Old Trafford në drejtim të Real Madridit.

Tifozët e Manchester United po shpresojnë që ta shikojnë CR7 në fundjavë kur edhe do të takohen me Wolves, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe tifozët do të mbeten të zhgënjyer.

Pasi të përfundon xhiro e tretë në Premier Ligë, pritet të fillojë pushimi për kampionatet, pasi që edhe do të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.

Sa i përket ndeshjeve ndërkombëtare, Cristiano Ronaldo do të paraqitet me Kombëtaren e Portugalisë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Ndërsa pas pushimit të futbollit në kampionate, ndeshja e parë për Manchester United do të jetë në shtëpi, ku do të takohet me Newcastle United me datën 11 shtator si dhe për këtë Ronaldo mund të bëjë debutimin për klubin anglez.