Bëhet e ditur arsyeja e zëvendësimit të Messit në ndeshjen ndaj Lyonit
Të dielën në mbrëmje është zhvilluar ndeshjes në mes të Paris Saint-Germain (PSG) dhe Lyonit, ku parisienët arritën të realizojnë fitore me rezultat 2-1. Por, në minutën e 75-të Lionel Messi u detyruar të hapte rrugën për Achraf Hakimin, që të futet në lojë, por me këtë ylli argjentinas në bazë të fytyrës është parë […]
Të dielën në mbrëmje është zhvilluar ndeshjes në mes të Paris Saint-Germain (PSG) dhe Lyonit, ku parisienët arritën të realizojnë fitore me rezultat 2-1.
Por, në minutën e 75-të Lionel Messi u detyruar të hapte rrugën për Achraf Hakimin, që të futet në lojë, por me këtë ylli argjentinas në bazë të fytyrës është parë dukshëm zhgënjimi i tij.
Një gjë e tillë si përgjigje e zëvendësimit, në botën e futbollit e posaçërisht tek tifozët e parisienëve ka ndezur polemika të shumta që nga ajo kohë.
Ndërsa pas ndeshjes ishte deklaruar trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, i cili tha se po përpiqej që të parandalonte ndonjë lëndim, pasi që thuhet se argjentinasi vuante nga një shqetësim në gju.
Sipas Pochettino-s zëvendësimi i Messit me Hakimin mund të ketë qenë gjëja e duhur për të bërë.
Po ashtu, sipas gazetës franceze L’Equipe, lojtari argjentinas, Lionel Messi po i prekte gjunjët e tij dhe se po bënte “disa lëvizje rrethore” në mënyrë për t’i testuar ato gjatë ndeshjes.
Trajneri Pochettino dhe stafi i tij stërvitore e kanë pyetur Messin se nëse ishte mirë, ai i siguroi se mund të vazhdonte të luante ndaj Luonit, por se trajneri vendosi që atë ta zëvendësojë, pasi që sipas tij ishte koha e duhur.
Gjithashtu, Gazeta L’Equipe ka zbuluar se kampi i Lionel Messit ka pranuar se ai donte të qëndronte në fushë, përkundër asaj që po bënte lëvizje rrethore dhe se po i prekte gjunjët.
Ata që ishin pranë sulmuesit argjentinas kanë thënë se: “Ai nuk është kurrë i lumtur që zëvendësohet dhe kjo vështirë se ka ndodhur gjatë karrierës së tij”.