Befason Bayerni, largohen dy futbollistë nga skuadra

Javi Martinez dhe Jerome Boateng janë dy lojtarët që pritet të largohen nga ambientet e ‘Allianz Arena’, sapo merkatoja e verës të hapet.

Të dy mbrojtësit, kanë marrëveshje të vlefshme në Munich deri në vitin 2021.

Sipas raportimeve të ‘Kicker’, Martinez dhe Boateng nuk pritet të vazhdojnë kontratat e tyre.

Javi Martinez ka humbur pozitën e tij në formacionin e Hansi Flick, duke luajtur vetëm në 18 ndeshje gjatë këtij sezoni.

Boateng në anën tjetër raportohet se dëshiron qëndrimin, por ai mund të largohet, pasi skuadra synon afrimin e lojtarëve të rinj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.