Bayerni e turpëron kundërshtarin duke ia shënuar 12 gola

26.08.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar ndeshja e Kupës së Gjermanisë në mes të Bayern Munich dhe Bremer SV. Bayern Munich në drejtim të Nagelsmann ka arritur ta mposht Bremen SV me rezultat 12-0. Në pjesën e parë i shënoi tre gola Choupo Mouting, ndërkohë që ka shënuar edhe Musiala. Ishin vendasit ata që realizuan […]

Bayerni e turpëron kundërshtarin duke ia shënuar 12 gola Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar ndeshja e Kupës së Gjermanisë në mes të Bayern Munich dhe Bremer SV.

Bayern Munich në drejtim të Nagelsmann ka arritur ta mposht Bremen SV me rezultat 12-0.

Në pjesën e parë i shënoi tre gola Choupo Mouting, ndërkohë që ka shënuar edhe Musiala.

Ishin vendasit ata që realizuan autogol me Warm, kështu pjesa e parë u mbyll me rezultat të thellë 5-0 në favor të Bayernit.

Hovin e shënimeve të golave e vazhduan Tillman dhe Musiala, ku në to mori pjesë edhe Sane, Cuisance, Sarr dhe Tolisso.

Po ashtu, ndërkohë ka shënuar edhe njëherë Choupo Mouting.

Këta janë lojtarët që shënuan dje ndaj Bremer SV, të cilën e turpëruan me rezultat 12-0: Eric Maxim Choupo-Moting 8′, 28′, 35′, 82′, Jamal Musiala 16′, 48′, Jan-Luca Warm 27′ (Autogol), Malik Tillman 47′, Leroy Sane 65′, Michael Cuisance 80′, Bouna Sarr 86′, Corentin Tolisso 88′.