Bayern Munich me strategji të qartë për Lewandowskin, rinovim me ulje page ose shitje në verë

19.01.2022

Së fundmi Bayern Munich është duke u përballur me periudhë kyçe, e që kjo mund të shënojë të ardhmen afatshkurtër si dhe afatmesme të klubit. Ylli polak, sulmuesi i klubit gjerman, Robert Lewandowskit i përfundon kontrata e tij me klubin në verën e vitit 2023. Ndërsa tashmë veçse kanë filluar diskutimet në zyrat e klubit […]

Bayern Munich me strategji të qartë për Lewandowskin, rinovim me ulje page ose shitje në verë Foto: Ilustrim

Së fundmi Bayern Munich është duke u përballur me periudhë kyçe, e që kjo mund të shënojë të ardhmen afatshkurtër si dhe afatmesme të klubit.

Ylli polak, sulmuesi i klubit gjerman, Robert Lewandowskit i përfundon kontrata e tij me klubin në verën e vitit 2023.

Ndërsa tashmë veçse kanë filluar diskutimet në zyrat e klubit për të ardhmen e vazhdimësinë e Lewa-s.

Bavarezët po mendojnë dy opsione për të larguar të panjohurat lidhur me të ardhmen e Lewandowskit, pra me Erling Haaland në horizont dhe largimin e tij nga Borussia Dortmund, që më shumë gjasa do të ndodhë në verë.

Sipas prestigjiozes gjermane, Bild, sulmuesi polak ose do të bëjë rinovimin me ulje page ose do të transferohet gjatë verës së ardhshme.

Politikat e klubit bavarez parashikojnë që për lojtarët mbi 30 vjeç të ketë zgjatje të kontratës për një vit, Lewandowski njëherit fituesi i çmimit “The Best” është 33 vjeç, por megjithatë Bild flet për një përjashtim të mundshëm dyvjeçar për sulmuesin.

Situata që të sqarohet sa më shpejt, këtë po e kërkojnë Oliver Kahn, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic, për shkak që të jetë e mundur që të punohet sa më shpejt për një zëvendësues të mundshëm, qoftë ai edhe ylli norvegjez i Borussia Dortmund apo edhe ndonjë sulmues tjetër.