Bayern Munich me mungesë të madhe ndaj Borussia Dormtund

25.05.2020

Bayern Munich do të jetë me një mungesë të madhe kundër Borussia Dortmund. Një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, Thiago Alcantara, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Borussia Dortmund. Raportimet kanë qenë të shumta për një lëndim të tijin, por sot, trajneri i Bayern, Hansi Flick ka konfirmuar gjithçka për […]

Bayern Munich me mungesë të madhe ndaj Borussia Dormtund Foto: Ilustrim

Bayern Munich do të jetë me një mungesë të madhe kundër Borussia Dortmund.

Një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, Thiago Alcantara, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Borussia Dortmund. Raportimet kanë qenë të shumta për një lëndim të tijin, por sot, trajneri i Bayern, Hansi Flick ka konfirmuar gjithçka për situatën e tij.

“Thiago Alcantara nuk është stërvitur sot, ai për fat të keq do të jetë jashtë për këtë ndeshje”, ka thënë Flick.

“Do të doja të mbaja sekret pjesën e formacionit. Jerome Boateng do të jetë i gatshëm për lojë. Do të doja të ishte edhe Thiago, por për fat të keq nuk është kështu”, ishin fjalët e trajnerit të bavarezëve.

Mbetet të shihet se kush do të zë vend në mesfushën e Bayern, me rastin e mungesës së Thiago Alcantara.