Bayern Munich e shënjestron Roberto Firminon

10.02.2020

Gjiganti bavarez synon ta transferojë sulmuesin brazilian të Liverpoolit në afatin kalimtar të verës Bayern Munichu ia ka vënë syrin yllit të Liverpoolit, Roberto Firmino. Gjiganti bavarez po planifikon të përforcohet në sulm gjatë verës që vjen dhe sulmuesi brazilian është bërë objektivi kryesor i këtij klubi. Kampioni evropian dhe botëror e vlerëson lojtarin e […]

Bayern Munich e shënjestron Roberto Firminon Foto: Roberto Firmino ( Sebastian Frej/MB Media/Getty Images)

Gjiganti bavarez synon ta transferojë sulmuesin brazilian të Liverpoolit në afatin kalimtar të verës

Bayern Munichu ia ka vënë syrin yllit të Liverpoolit, Roberto Firmino.

Gjiganti bavarez po planifikon të përforcohet në sulm gjatë verës që vjen dhe sulmuesi brazilian është bërë objektivi kryesor i këtij klubi.

Kampioni evropian dhe botëror e vlerëson lojtarin e tij afro 90 milionë euro.

Ish-futbollisti i Hoffenheimit po shkëlqen në “Anfield Road” në sezonet e fundit”.

28 vjeçari do të vendosë vetë gjatë verës nëse dëshiron të transferohet në klubin gjerman apo jo.