Bayern ka një propozim të ri për Cityn, ofron yllin e ekipit për të marrë Sane!

06.04.2020

Bayern Munich e kërkon me çdo kusht në ekip Leroy Sane për sezonin e ardhshëm dhe do të mundohet që në merkaton e verës të bindë Manchester Cityn. Anglezët kërkojnë 100 milionë euro për kartonin e gjermanit, ndërsa bavarezët nuk janë të gatshëm për një shumë të tillë. Gjendur në këtë situatë, drejtuesit nga “Allianz […]

Bayern ka një propozim të ri për Cityn, ofron yllin e ekipit për të marrë Sane! Foto: Ilustrim

Bayern Munich e kërkon me çdo kusht në ekip Leroy Sane për sezonin e ardhshëm dhe do të mundohet që në merkaton e verës të bindë Manchester Cityn.

Anglezët kërkojnë 100 milionë euro për kartonin e gjermanit, ndërsa bavarezët nuk janë të gatshëm për një shumë të tillë. Gjendur në këtë situatë, drejtuesit nga “Allianz Arena” kanë menduar një tjetër zgjidhje.

Sipas mediave në Gjermani, Bayern është gati të ofrojë Kingsley Coman në shkëmbim të Sane. Tashmë, topi kalon në krahun e Cityt që duhet të vendosë nëse do ta pranojë shkëmbimin apo jo.