01.10.2019, 23:03

Bayerni deklason Tottenhamin me rezultat 7:2

Bayern Munich ka shënuar edhe fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bavarazët kanë arritur të mposhtin në udhëtim 2:7 skuadrën e Tottenhamit, në ndeshjen e vlefshme për grupin B.

Son Heung Min në minutën e 12’, kaloi në epërsi Tottenhamin, para se Bayerni deri në përfundim të pjesës së parë të përmbyste gjithçka, me golat e Joshua Kimmich dhe Robert Lewandowski.

Dhjetë minutat e parë të pjesës së dytë, i takuan Bayernit, që shënoi edhe dy gola të tjerë, nëpërmjet Serge Gnabry, për 1:4.

Harry Kane në minutën e 61’, ngushtoi epërsinë në 2:4.

Por, Bayern nuk u ndal me kaq, duke shënuar edhe tre gola të tjerë.

LEXO EDHE:  Rashica: I gëzohem fitoreve të Shqipërisë dhe Kosovës

Fillimisht Serge Gnabry kompletoi het-trikun e tij duke çuar rezultatin në 2:5, ndërsa Robert Lewandowski shënoi për 2:6.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Serge Gnabry, që në minutën e 88′, shënoi për 7:2./Lajmi.net/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.