Bashkimi përballë Prishtinës në finalen e Kupës në palestrën “13 Qershori” në Suharekë

Bashkimi përballë Prishtinës në finalen e Kupës në palestrën “13 Qershori” në Suharekë
Çlirim Gashi

02.02.2021 / Sport

Java e parë e muajit shkurt do të karakterizohet me garat në Final 8 Kupën e Kosovës e cila zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Të dielën nga ora 14:00 do të zhvillohet finalja mes Bashkimit dhe Prishtinës në konkurrencën e femrave. Prizrenaset kanë mundur Penzën në gjysmëfinale, kurse prishtinaset kanë eleminuar Vëllaznimin.

Bashkimi dhe Prishtina ishin përballur edhe në finalen e Kupës të edicionit të kaluar, ku triumfuan vashat nga Prizreni, ashtu siç triumfuan edhe në Superkupë.

Sa i përket formës në këtë edicion, Bashkimi ka 11 fitore dhe një humbje në Superligë, derisa Prishtina tetë fitore dhe katër humbje.

Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave në vitet e fundit kanë qenë shumë interesante, pasi të dy skuadrat kanë luftuar për trofetë e basketbollit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Ballkani kthehet në Suharekë me fitore në ndeshjen miqësore në Turqi

Bashkimi ka fituar pesë herë trofeun e Kupën, kurse Prishtina 11 herë, duke përfshirë edhe trofetë me Universitetin e Prishtinës.

Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në këtë edicion dhe me përforcimet, përballja e së dielës pritet të jetë shumë interesante.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit