Barcelona rivalizon Real Madridin për Kylian Mbappen

05.12.2019

Barcelona ka vendosur ta rivalizojë Real Madridin në garë për yllin francez të PSG-së, Kylian Mbappe. Sipas gazetarit të El Chiringuitos, India, kampionët e Spanjës do të ofrojnë 120 milionë euro plus Griezmannin dhe Dembelen për shërbimet e yllit francez. PSG ka shprehur interesim për dy yjet e Barcelonës edhe në merkaton e kaluar mirëpo […]

Barcelona rivalizon Real Madridin për Kylian Mbappen Foto: Ilustrim

Barcelona ka vendosur ta rivalizojë Real Madridin në garë për yllin francez të PSG-së, Kylian Mbappe.

Sipas gazetarit të El Chiringuitos, India, kampionët e Spanjës do të ofrojnë 120 milionë euro plus Griezmannin dhe Dembelen për shërbimet e yllit francez.

PSG ka shprehur interesim për dy yjet e Barcelonës edhe në merkaton e kaluar mirëpo nuk arriti ti rrëmbente, pasi që Dembele nuk pranoi të futej në operacionin e shkëmbimit për Neymar, ndërsa Griezmann iu bashku Barcelonës duke refuzuar PSG-në.

Kjo ofertë po përgatitet të bëhet zyrtare nga drejtuesit e klubit blaugran, ndërsa pritet një përgjigje nga klubi i PSG-së rreth kësaj ofertës tunduese nga blaugranët.