Barcelona pret që Messi të nënshkruajë një kontratë të re

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është i bindur se ai mund të lidhë argjentinasin, me terma të freskëta dhe ta mbajë atë për pjesën e mbetur të karrierës së tij.

Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe marrëdhënia e tij me klubin do të zgjasë “përgjithmonë”, sipas presidentit të klubit Josep Maria Bartomeu.

Messi, 31 vjeç, është duke shijuar një tjetër sezon të shkëlqyer me gjigandët katalanas, duke shënuar 21 gola në shumë lojra të La Ligas këtë sezon.

Yllit argjentinas i ka mbetur më pak se dy vjet në kontratën e tij të Barçës dhe do të jetë 34 vjeç kur skadon.

RAPORTO