23.08.2019, 21:19

Barcelona përfshin Dembele-n në rikthimin e Neymar

Barcelona beson se shansi i tyre më i mirë për rikthimin e Neymarit në “Camp Nou” është përfshirja e Ousmane Dembele-s në marrëveshje, raporton “Le10sport”.

“Blaugranat” assesi nuk dorëzohen në garën për ta rikthyer yllin e PSG-së në Barcelonë.

Siç raportohet, Barça, ka vendosur ta përfshije francezin në marrëveshje për rikthimin e Neymarit në La Ligë, edhe pse Dembele nuk dëshiron largimin nga “Camp Nou”.

Ndryshe, edhe rivali i përjetshëm i Barcelonës, Real Madridi është duke bërë fushatë në adresë te PSG-së për blerjen e Neymarit, i cili dy vite më parë ishte bashkuar PSG-së për çmimin 222 milionë euro.

LEXO EDHE:  Raheem Sterling ende në "radarin" e Real Madridit
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.