Barcelona pa Messin e “humbur”, nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit

Barcelona pa Messin e “humbur”, nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit
Çlirim Gashi

17.08.2019 / Sport

Mbrëmë ka filluar edhe sezoni ri në La Ligën spanjolle, ku u përballë Barcelona ndaj Athletico Bilbao

Skuadra e Barcelonës ka hapur edicionin e ri me humbje të pësuar nga Athletico Bilbao si mysafir. Ishte goli fantastik i Aduriz ai i cili ia dha 3 piët e para skuadrës së Bilbaos. Në këtë ndeshje padyshim se mungesa kryesore për Barcelonën ishte Lionel Messi.

Pikërisht në ndeshjen kur Messi nuk është paraqitur Barcelona ka pasur vështirësi të marrë një rezultat pozitiv, andaj në 6 ndeshjet e fundit kur Messi nuk është paraqitur skuadra blaugrane nuk ka arritur të fitojë.          

Ja rezultatet në 6 ndeshjet kur Barcelona ka luajtur pa Messin.

Inter 1:1 Barcelona;
Levante 2:1 Barcelona;
Sevilla 2:0 Barcelona;
Huesca 0:0 Barcelona;
Celta 2:0 Barcelona;
Athletic Bilbao 1:0 Barcelona.

RAPORTO