Barcelona nuk heq dorë nga dyshja Martinez dhe Neymar

Barcelona dëshiron të transferojë dy sulmuesit, Lautaro Martinez dhe Neymar këtë verë.

Sipas Mundo Deportivo, ylli i Inter-it është prioritet, kurse për Neymar do mundohen para se të mbyllet merkato.

Lautaro këtë sezon ka shënuar 16 gola në 30 paraqitje dhe kjo ka bërë të fitojë vëmendjen e Barcelonës, të cilët e shohin si zëvendësuesi adekuat i Luis Suarez.

Martinez ka kontratë me “Neurazurët” deri në vitin 2023, ndërsa klauzola e tij kushton 111 milionë euro.

Nga ana tjetër, Neymar kërkohet nga Barcelona sepse ylli i skuadrës, Lionel Messi dëshiron që të ndodh ribashkimi, transmeton Insporti

Për kapitenin e Brazilit, klubi katalunas duhet të paguajë 180 milionë euro, por ka planifikuar ta shkëmbejë me Antoine Griezmann.

Neymar ka pësuar lëndime të shpeshta që nga transferimi në “Parkun e Princave”, por vazhdon të jetë në formë të mirë.

RAPORTO