Barcelona, Neymar pranon të bëjë sakrificën e çmendur

Neymar te Barcelona, këtë herë duket se do të ndodhë. Kthimi i brazilianit te katalanasit nuk ka qenë kurrë kaq afër.

Bomba e merkatos ka ardhur nga Spanja, ku Mundo Deportivo flet për O’Ney që është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm që të kthehet në Katalonjë.

Duket se klubi dhe lojtari kanë arritur një marrëveshje në vija të përgjitshme mbi rrogën.

Braziliani, në fakt, duket se ka pranuar të kthehet te rroga e tij e vjetër prej 20 milionë eurosh në sezon plus bonuse. Në Paris fiton 50, raporton Telesport

Sipas së përditshmes spanjolle, Neymar është gati ta bëjë këtë sakrificë për t’u kthyer te blaugranat dhe kjo mund të zhbllokojë operacionin.

RAPORTO