Barcelona në sulm, avokatët ankesë në Gjykatën Europiane për të bllokuar kalimin e Messit te PSG

09.08.2021

Një ditë më parë të gjithë u prekën nga konferenca për shtyp e Messit i cili u emocionua jashtëzakonisht në daljen e fundit në “Camp Nou”. Ai e pranoi vet se mund të transferohet te PSG dhe se ende nuk ka njé akord por gjithsesi parizienët janë e vetmja mundësi konkrete pasi askush nuk mund […]

Barcelona në sulm, avokatët ankesë në Gjykatën Europiane për të bllokuar kalimin e Messit te PSG Foto: Ilustrim

Një ditë më parë të gjithë u prekën nga konferenca për shtyp e Messit i cili u emocionua jashtëzakonisht në daljen e fundit në “Camp Nou”.

Ai e pranoi vet se mund të transferohet te PSG dhe se ende nuk ka njé akord por gjithsesi parizienët janë e vetmja mundësi konkrete pasi askush nuk mund të përmbushë kërkesat ekonomike të lojtarit.

Por, e ardhmja e Lionel Messit mund të mos jetë aq e qartë sa duket. Një ankesë është paraqitur në Komisionin Evropian në një përpjekje për të parandaluar Paris Saint-Germain të nënshkruajë me argjentinasin.

Mësohet se avokatët e Barcelonës kanë ngritur një kërkesë né Gjykatën Europiane të Apelit, për të penguar firmën e Messit me PSG.

Në kërkesën që shihet më poshtë në foto, avokatët që janë edhe (socios, pjesë e anëtarëve të klubit), pretendojnë se PSG, ka shkelur rregullat e Fair Play Financiar dhe se situata e tyre e buxhetit të pagave është më e keqe se e Barcelonës ndaj dhe nuk mund të firmosin me Messin.

Ankesa, në të cilën MARCA ka fituar qasje ekskluzive, bazohet në fakte financiare, dhe pretendon se Fair Play Financiar duhet ta përjashtojë PSG-në jashtë garës për nënshkrimin e 34-vjeçarit.

Sipas raportit, PSG në sezonin e kaluar kishte ezauruar 99% buxhetin e pagave në raport me të ardhurat dhe Barça e kishte 54% vitin e kaluar dhe këté vit akoma më keq. Pra logjika të çon në një pyetje konkrete me ca të ardhurash do ta paguajë PSG, Lionel Messin kur sezonin e kishte me humbje, ka mbajtur Neymar, Mbappe, mori Ramos, Hakimi, Donnarumma e Wijnaldum.

Edhe në ankesën e dorézuar në Gjykatë, pretendohet se PSG ka shkelur Fair Play Financiar tê vendosur nga UEFA dhe për një rregull të tillë Barcelona nuk arriti ta regjistronte kontratën e Messit. Siç e tha edhe Laporta, vetëm kontrata e Messit arrinte 110% të të ardhurave që ka klubi këto kohe, ndaj dhe ishte e pamundur të qëndronte te Barcelona. 

Aty thuhet se arsyeja e Joan Laporta për të mos qenë në gjendje të rinovojë kontratën e Messit ishte se, edhe nëse lojtari merr një ulje të pagës prej 50 për qind, pagat e Barcelonës do të ishin mbi 110 për qind e kufirit të vendosur nga organi evropian dhe nga La Liga.