Barcelona në duart e Bayernit: Së pari me Lewandowski dhe tani me Dembele

18.05.2022

Barcelona ende nuk ka finalizuar rinovimet e Ousmane Dembele, Gavi dhe Sergi Roberto, por nga të tre, marrëveshja më e vështirë për t’u zgjidhur është ajo e sulmuesit francez. Pozicionet janë të largëta, edhe pse shpresojnë t’i afrojnë në një takim që pritet ende. Ndërsa data për takimin mbetet e paqartë, Bayern Munich, i cili […]

Barcelona në duart e Bayernit: Së pari me Lewandowski dhe tani me Dembele Foto: Ilustrim

Barcelona ende nuk ka finalizuar rinovimet e Ousmane Dembele, Gavi dhe Sergi Roberto, por nga të tre, marrëveshja më e vështirë për t’u zgjidhur është ajo e sulmuesit francez.

Pozicionet janë të largëta, edhe pse shpresojnë t’i afrojnë në një takim që pritet ende.

Ndërsa data për takimin mbetet e paqartë, Bayern Munich, i cili prej muajsh po përpiqet të nënshkruajë me Dembelen, ka bërë një hap përpara dhe ka treguar një interesim të fortë për 25-vjeçarin.

Prandaj, Barcelona nuk po diskuton vetëm një lëvizje për Robert Lewandowski me Bayernin, por emri i Dembeles – një agjent i lirë më 30 qershor – gjithashtu ka të ngjarë të shfaqet.

Drejtuesit e Barcelonës besojnë se shifrat që do t’i ofrojnë francezit do të jenë afër atyre që ai do të marrë nga Bayerni, i cili pret largime të mëdha në repartin e sulmit këtë verë.

Situata financiare e Barcelonës

Barcelona po kalon një situatë delikate ekonomike dhe është e rënduar nga kufiri i ulët i pagave, i cili ka ardhur pas vitesh mosshpenzime.

Për të njëjtën arsye, Barcelona nuk mund të përputhet me shifrat e ofruara nga Paris Saint-Germain, një tjetër nga klubet e mëdha që janë pas ish-lojtarit të Borussia Dortmundit.

Por, pavarësisht këtyre propozimeve, Dembele ende nuk ka nënshkruar me asnjë klub tjetër. Francezi është në pritje të ofertës përfundimtare të Barcelonës, e cila do të zbulohet në takimin e radhës.

Fakti që ai nuk e ka vënë ende stilolapsin në letër me një klub tjetër, i jep pak shpresë Xavi Hernandez, i cili po kërkon rinovimin e tij, megjithëse në zyrat e Camp Nou nuk janë shumë optimistë.

Barcelona informoi kampin e Dembeles në takimin e fundit që patën disa javë më parë se do të bëjnë përpjekje për ta mbajtur atë dhe për t’i paraqitur një kontratë kreative të bazuar në shpërblime, e cila shpreson ta kënaqë atë.

Ata ia kanë bërë të qartë gjithashtu se situata është e vështirë dhe se nuk do t’u japin dritën jeshile marrëveshjeve që thjesht nuk mund t’i përballojnë.

Barcelona e kupton që nëse Dembele qëndron, nuk do të jetë për arsye financiare, pasi Bayern dhe PSG padyshim që mund t’i ofrojnë atij një kontratë më fitimprurëse.