Barcelona me operacion “fshesa”: Pritet largimi i këtyre nëntë lojtarëve

10.05.2022

Tashmë Barcelona po e mbyllë edicionin 2021/2022 pa fituar ndonjë trofe, ndërsa synim e kanë rikhimin në Ligën e Kampionëve, ndër arritjen më të madhe të tyre. E për të arritur atë qëllim e për të mos lejuar dështimin, Barcelona raportohet se do t’i largojë deri nëntë lojtarë. Blaugranasit pritet të largojnë Neto, Memphis Depay, […]

Barcelona me operacion “fshesa”: Pritet largimi i këtyre nëntë lojtarëve Foto: Ilustrim

Tashmë Barcelona po e mbyllë edicionin 2021/2022 pa fituar ndonjë trofe, ndërsa synim e kanë rikhimin në Ligën e Kampionëve, ndër arritjen më të madhe të tyre.

E për të arritur atë qëllim e për të mos lejuar dështimin, Barcelona raportohet se do t’i largojë deri nëntë lojtarë.

Blaugranasit pritet të largojnë Neto, Memphis Depay, Frenkie De Jong, Clement Lenglet, Sergino Dest, Oscar Mingueza, Samuel Mtiti, Riqui Puig si dhe Martin Braithwaite.

Ndërsa me shitjen e lojtarëve të lartëcekur, klubi do të ketë para pothuajse të mjaftueshme për realizim të planeve të tyre për sezonin e ardhshëm.

Por, klubi nga La Liga me transferimet që dëshiron t’i realizojë, fillimisht duhet të pajtohet me ta për një pagë më të ulët, në mënyrë që t’i regjistrojnë ata pa pengesa, raporton Telegrafi.