Barcelona kthehet te dashuria e vjetër, gati të rrëmbejë yllin e Chelseat

07.04.2020

Një nga emrat që është përmendur thuajse çdo merkato për një transferim te Barcelona është padyshim Willian. Nëse vitet e shkuara, pengesë ka qenë Chelsea, këtë herë e vetmja pengesë mund të bëhet Juventusi. Barça ka hedhur sytë te dashuria e vjetër përsëri dhe kërkon të sigurojë shërbimet e Willian, i cili do të jetë […]

Barcelona kthehet te dashuria e vjetër, gati të rrëmbejë yllin e Chelseat Foto: Ilustrim

Një nga emrat që është përmendur thuajse çdo merkato për një transferim te Barcelona është padyshim Willian. Nëse vitet e shkuara, pengesë ka qenë Chelsea, këtë herë e vetmja pengesë mund të bëhet Juventusi.

Barça ka hedhur sytë te dashuria e vjetër përsëri dhe kërkon të sigurojë shërbimet e Willian, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Blutë skadon.

Në garë me katalanasit është edhe Juventus, që ka nisur kontaktet e para me brazilianin. Pavarësisht kësaj,  Barça kërkon të përfitojë nga fakti se Willian gjithnjë e ka shprehur dëshirën për të luajtur në “Camp Nou”.