Barcelona kërkon të rrëmbejë talentin e Real Madrid!

08.04.2020

Takefusa Kubo ishte lojtari i fundit që futi në sherr dy rivalë e përjetshëm në Spanjë, Barcelonën dhe Realin e Madridit. Japonezi, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e akademisë së Barçës, u mor nga “Los Blancos”. Katalanasit duket se nuk e kanë harruar këtë histori dhe po përgatisin hakëmarrjen nëse mund ta […]

Barcelona kërkon të rrëmbejë talentin e Real Madrid! Foto: Ilustrim

Takefusa Kubo ishte lojtari i fundit që futi në sherr dy rivalë e përjetshëm në Spanjë, Barcelonën dhe Realin e Madridit. Japonezi, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e akademisë së Barçës, u mor nga “Los Blancos”.

Katalanasit duket se nuk e kanë harruar këtë histori dhe po përgatisin hakëmarrjen nëse mund ta quajmë kështu.

Emri që ka dalë në skenë është Cesar Gelabert. Sulmuesi, i cili luan për moshat e madrilenëve nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe në verë do të jetë lojtar i lirë.

Për të është në garë dhe Arsenali, por mediat në Spanjë shkruajnë për një interesim të madh të Barcelonës. 19-vjeçari është paraqitur shumë mirë me moshat e Realit dhe nga ai pritet shumë. Nëse Barça arrin ta bindë, do të ishte një goditje e bujshme.