Barcelona gati të bëjë gjithçka, për të kthyer Neymarin

Neymar në Barcelonë? Do të ishte rikthimi më emocionues që ka parë bota e futbollit.

Ylli brazilian në vitin 2017, për 222 milionë euro ishte transferuar nga Barcelona te PSG, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori.

Transferimi te PSG nuk ka dalë të jetë vendim i qëlluar për 28 vjeçarin, që asnjëherë nuk ka gjetur formën që ka pasur në ‘Camp Nou’, kur luante përkrah Lionel Messit.

Një rikthim i tij te Barcelona, është përmendur jo pak herë, dhe duket se ka ardhur koha për veprime konkrete.

Sipas El Confidencial, presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, po bëhet i gati të sakrifikojë edhe yje të skuadrës, për rikthimin e Neymar.

Me Messin, Neymar dhe Luis Suarez, Barcelona ka pasur sulmin më të mirë në botë për disa vite.