Barcelona edhe një tjetër tronditje pas largimit të Messit, Aguero do t’i mungojë gjatë për shkak të lëndimit

09.08.2021

Sergio Aguero bën me dhimbje koke trajnerin Ronald Koeman. Sulmuesi i afruar pasi doli i lirë nga Manchester City ka pësuar një dëmtim. Ai ka probleme me tendinën në pulpën e djathtë të këmbës. Sikurse raporton Barcelona, sulmuesi argjentinas do të qëndrojë jashtë për rreth 10 javë. Kjo mund t’i japë një mundësi Rey Manajt […]

Barcelona edhe një tjetër tronditje pas largimit të Messit, Aguero do t’i mungojë gjatë për shkak të lëndimit Foto: Ilustrim

Sergio Aguero bën me dhimbje koke trajnerin Ronald Koeman. Sulmuesi i afruar pasi doli i lirë nga Manchester City ka pësuar një dëmtim.

Ai ka probleme me tendinën në pulpën e djathtë të këmbës. Sikurse raporton Barcelona, sulmuesi argjentinas do të qëndrojë jashtë për rreth 10 javë.

Kjo mund t’i japë një mundësi Rey Manajt të qëndrojë te Barcelona të paktën deri në janar, edhe pse në kampin katalanas kanë më së shumti nevojë për para dhe Manaj ka marrë disa oferta.

Rikthimi i Aguero-s në fushat e blerta pritet të ndodhë në fund të muajit tetor.