Barcelona e Real Madridi në garë për ‘Neymarin e ri’

30.12.2020

Derisa jemi afër afatit dimëror, Barcelona dhe Real Madridi ndoshta do garojnë për një talent të Amerikës Jugore. Dy klubet spanjolle në kohën e fundit kanë transferuar talentë brazilianë dhe argjentinas, derisa shumica prej tyre kanë dal transferime të duhura. Sipas Don Balon, Reali dhe Barcelona janë në garë për Pepen nga Gremio, ndryshe i […]

Barcelona e Real Madridi në garë për ‘Neymarin e ri’ Foto: Ilustrim

Derisa jemi afër afatit dimëror, Barcelona dhe Real Madridi ndoshta do garojnë për një talent të Amerikës Jugore.

Dy klubet spanjolle në kohën e fundit kanë transferuar talentë brazilianë dhe argjentinas, derisa shumica prej tyre kanë dal transferime të duhura.

Sipas Don Balon, Reali dhe Barcelona janë në garë për Pepen nga Gremio, ndryshe i njohur si ‘Neymari i ri’.

Kartoni i lojtarit vlen 20 milionë euro, ndërsa katalunasit duhet që të shesin para se të realizojnë ndonjë transferim në “Camp Nou”.

Kurse, Reali i ka paratë të gatshme, por prioritet i ka rinovimet e yjeve të skuadrës që iu skadon kontrata në qershor, transmeton lajmi.

Në janar, pritet ‘luftë’ mes dy skuadrave, njësoi si për Neymarin që para disa viteve kishte zgjedhur blaugranasit.