Barcelona e interesuar për Alaban, por nuk ka marrëveshje personale me lojtarin

11.03.2021

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me thashetheme se Barcelona ka marrëveshje personale me David Alaban, mirëpo një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Sky Sports raporton se Barcelona është e interesuar për të siguruar shërbimet e Alabas, mirëpo nuk ka marrëveshje personale deri në këtë moment. Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, për Goal.com ka […]

Barcelona e interesuar për Alaban, por nuk ka marrëveshje personale me lojtarin Foto: Ilustrim

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me thashetheme se Barcelona ka marrëveshje personale me David Alaban, mirëpo një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sky Sports raporton se Barcelona është e interesuar për të siguruar shërbimet e Alabas, mirëpo nuk ka marrëveshje personale deri në këtë moment.

Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, për Goal.com ka mohuar zërat se Barcelona ka arritur marrëveshje me austriakun.

Alaba, i cili do të largohet falas në fundin e këtij sezoni nga Bayern Munich, është i kërkuar nga shumë klube evropiane.

Joan Laporta, i cili sapo është zgjedhur president i klubit Blaugran, ka shprehur interesim të madh për lojtarin.