Barcelona e gatshme ta shesë objektivin e Manchester United dhe AC Milan

Todibo mund të largohet nga Camp Nou në Janar, kështu duke lënë të hapur mundësinë për blerjen e tij nga Manchester United dhe AC Milan.

Barcelona është e gatshme të shkarkojë Jean-Clair Todibo në muajin Janar.

Mbrojtësi 19-vjeçar ka bërë vetëm tre paraqitje këtë sezon, por ai po ndiqet nga Manchester United, AC Milan dhe Bayer Leverkusen.

Barca janë të gatshëm ta shesin atë për sa kohë që mund të përfshijnë një mundësi për ta blerë përsëri në marrëveshje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.