Barcelona e gatshme për shitjen e 5 yjeve të skuadrës

25.03.2020

Klubi i Barcelonës bëhet gati për një rinovim të skuadrës, për të nisur një cikël të ri të rëndësishëm për klubin katalunas. Prandaj klubi katalunas është duke bërë përgatitje për shitjen e pesë yjeve të skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës. Barça është i gatshëm të marrë oferta për Griezmann, Coutinho, Rakitic, Vidal dhe Umtitin. […]

Barcelona e gatshme për shitjen e 5 yjeve të skuadrës Foto: Ilustrim

Klubi i Barcelonës bëhet gati për një rinovim të skuadrës, për të nisur një cikël të ri të rëndësishëm për klubin katalunas.

Prandaj klubi katalunas është duke bërë përgatitje për shitjen e pesë yjeve të skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës.

Barça është i gatshëm të marrë oferta për Griezmann, Coutinho, Rakitic, Vidal dhe Umtitin.

Ndërsa skuadrat e ligës angleze po i dëshirojnë në skuadër.

Kurse Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Manchester United janë të interesuar për transferimin e Coutinhos por edhe futbollistëve të tjerë.

Njëashtu edhe Arsenali prej kohësh është interesuar për transferimin e Umtitit, ndërsa ylli kroat, Ivan Rakitic si dhe Vidal janë në fokusin e Manchester United.