Barcelona thuhet se do tentojë transferimin e Fabian Ruizit, nëse fillimisht dështon transferimi i Miralem Pjanicit.
Miralem Pjanic vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Barcelona, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.
Sipas ‘Mundo Deportivo‘, Fabian Ruiz mbetet si opsion i dytë për kataluansit, nëse fillimisht nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Pjanicin.
24 vjeçari ka kontratë të vlefshme me Napolin deri më 2023, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 48 milionë euro, transmeton GazetaMetro.
Interesim për Fabian Ruizin besohet se ka shprehur edhe rivali i Barcelonës, Real Madridi, dhe Liverpooli.