Barcelona dhe Messi ndajnë rrugët, çfarë ndodhi dhe ku do të luajë argjentinasi?

06.08.2021

Në pak orë ajo që ndodhi dje me Barcelonën dhe Messin ishte shokuese dhe pati një impakt të jashtëzakonshëm. Vetëm 1 orë e diçka më shumë pas vendimit të klubit, Leo Messi u fshi nga fotot e sajtit zyrtar të katalanasve, por për tifozët dhe shumë të tjerë brenda klubit mendojnë se gjërat mund të […]

Barcelona dhe Messi ndajnë rrugët, çfarë ndodhi dhe ku do të luajë argjentinasi? Foto: Lionel Messi

Në pak orë ajo që ndodhi dje me Barcelonën dhe Messin ishte shokuese dhe pati një impakt të jashtëzakonshëm.

Vetëm 1 orë e diçka më shumë pas vendimit të klubit, Leo Messi u fshi nga fotot e sajtit zyrtar të katalanasve, por për tifozët dhe shumë të tjerë brenda klubit mendojnë se gjërat mund të përmbysen.

Gjithsesi, ajo qé dihet me siguri është se Barcelona dhe Messi kishin arritur akordin për rinovimin deri në 2026 dhe nuk ka patur asnjë tension mes palëve në asnjë moment.

Klubi madje kishte bërë gati anonçimin për rinovimin me Messin por në kontaktet me La Ligan, mori lajmin se kontrata e Messit nuk mund të regjistrohet për shkak të problemeve financiare të klubit.

Në anën tjetër Messi është shokuar për faktin që nuk mund të firmoste kontratën pasi gjithmonë ka dashur vetëm Barcelonën.

Tani pyetja e madhe…ku do të shkojë Messi? Argjentinasi në këtë situatë nuk do të bëjë asnjë levizje për të kuptuar më tej shanset e qëndrimit te Barcelona teksa PSG menjëherë ka nisur kontaktet direkte me perfaqësuesit e lojtarit dhe është ekipi që ka më shumë mundësi për të firmosur me numrin 10.

Ndërkohë që Man. City sapo ka blerë Jack Grealish për 117 milion euro dhe duket tepër e vështirë për ta parë sërish Messin me Guardiolën.