Barca rrit presionin: Ofron 100 milionë euro plus yllin e skuadrës për Neymarin

Barcelona ka rritur presionin për PSG në lidhje me brazilianin Neymar.

Klubi francez do 300 milionë euro, por ka pranuar të ulet në bisedime me katalanasit shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Kampionët e Spanjës u kanë bërë një ofertë mjaft tunduese francezëve, ata ofrojnë 100 milionë euro dhe brazilianin Philippe Coutinho.

PSG e do sulmuesin e krahut, ndërsa mund të lërë të lirë yllin e ekipit.

Neymar nuk është i lumtur në Paris dhe marrëdhëniet me presidentin Nasser al-Khelaifi janë krisur përfundimisht.

PSG nuk e konsideron më të paprekshëm, por kërkon që të marrë maksimumin prej tij.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.