Barça është lodhur nga Dembele, dy gjigantë anglezë në garë për të

Aventura e Ousmane Dembele në “Camp Nou” duket se do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Francezi ka qenë një dështim i madh, pasi më shumë ka qenë në infermieri se sa në fushë.

3 vite më parë, Barça e mori për plot 125 milionë euro nga Dortmund, por fati i keq e ka përndjekur sulmuesin. Drejtuesit katalanas janë lodhur me të dhe kërkojnë ta shesin tashmë.

Sipas asaj që raporton “Sport”, Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interes për të dhe Barcelona pritet të nisë bisedimet me dy klubet dhe në rast të një marrëveshje, Dembele do të kalojë në Premier League.

RAPORTO