Ballkani vjen me reagim zyrtar për tifozët e lënduar në kryeqytet

04.09.2022

Ballkani ka arritur të triumfoj në kryendeshjen e javës ndaj Prishtinës me rezultat 0-1. Por para fillimit të ndeshjes pati një zënkë mes dy grupeve të tifozëve, ku disa nga anëtarët e ‘Xhebrailave’ mbetën të lënduar. Pas ndeshjes ka ardhur reagimi i kampionit në fuqi të Kosovës, ku kanë deklaruar se disa tifozë kanë pësuar […]

Ballkani vjen me reagim zyrtar për tifozët e lënduar në kryeqytet Foto: Ilustrim

Ballkani ka arritur të triumfoj në kryendeshjen e javës ndaj Prishtinës me rezultat 0-1.

Por para fillimit të ndeshjes pati një zënkë mes dy grupeve të tifozëve, ku disa nga anëtarët e ‘Xhebrailave’ mbetën të lënduar.

Pas ndeshjes ka ardhur reagimi i kampionit në fuqi të Kosovës, ku kanë deklaruar se disa tifozë kanë pësuar lëndime serioze, por që ata tanimë janë lëshuar nga tretmani që kanë marrë në QKUK.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje)

Të dashur tifozë,

Ju njoftojmë se pas sulmit te ndodhur para fillimit te ndeshjes nga tifozet nikoqir disa nga tifozet tanë me te zjarrt pesuan lendime serioze ne nje sulm tinzar te provokuar dhe te organizuar nga tifoz te pandergjegjshem.

Pas trajtimit ne emergjencen e QKUK fatmiresisht te gjjthë te lenduarit janë liruar per ne shtepi.

Derbit te Superliges nuk i takojne sjellje te ketilla te shemtuara dhe te rrezikshme per jeten.

Urojme qe raste te tilla mos te perseriten ne ndeshjet e tjera neper Kosove pasi mundet te pesojn edhe me keq ndonje tifoz.