Ballkani udhëheq edhe Superligën e Juniorëve, rezultatet dhe tabela pas javës së 16-të
Ballkani nga Suhareka po e udhëheq edhe Superligën e Juniorëve. 19 vjeçarët e drejtuar nga Edon Gashi e kanë nisur mbarë stinorin pranveror, derisa shënuan fitore në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1. Me fitoren e regjistruar përballë ‘minatorëve’ tashmë ‘portokallinjtë’ udhëheqin renditjen tabelare me 41 pikë dhe janë në rrugë të mbarë për […]
Ballkani nga Suhareka po e udhëheq edhe Superligën e Juniorëve.
19 vjeçarët e drejtuar nga Edon Gashi e kanë nisur mbarë stinorin pranveror, derisa shënuan fitore në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1.
Me fitoren e regjistruar përballë ‘minatorëve’ tashmë ‘portokallinjtë’ udhëheqin renditjen tabelare me 41 pikë dhe janë në rrugë të mbarë për tu shpallur kampion.
Ndjekësi i parë i tyre 2 Korriku ka shënuar gjithashtu fitore në vikendin që lëmë pas, duke triumfuar ndaj Prishtinës në derbin e kryeqytetit me rezultat minimal 1-0.
Tashmë ‘verdheblutë’ janë shmangur nga ‘fqinjtë’ e tyre dhe me 37 pikë janë përcjellësi më i afërt i skuadrës kryesuese.
Kampioni në fuqi e ka nisur në mënyrë të mbarë stinorin pranveror, pasi që ka triumfuar në udhëtim te Vëllaznimi me rezultat minimal 1-0.
Njërën ndër fitore më të rëndësishme të kësaj jave e ka regjistruar Gjilani, pasi që e ka përmbysu Ferizajn në minutat e kohës shtesë.
REZULTATET:
TABELA: